Lajme
Paguan me para false, pronari i marketit në Mramor lajmëron rastin në polici
Demokracia
08:48 | 07 Janar 2023

Share:

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se shitësi i një supermarketi në fshatin Mramor, ka hasur në disa para të falsifikuara.

Shitësi njofton se rreth orës 16;00 deri 20:30, një konsumator gjatë blerjës së disa gjërave ushqimore, pagesën e kishte bërë me 100 euro (2×50€)  që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Monedhat janë konfiskuar për ekzaminim dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Të ngjashme