Situata me bërllokun në shumë lagje të Prishtinës është alarmante.
Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për këtë situatë, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Mirëpo, sot punëtorët e “Pastrimit” kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës.
Ata kanë mbajtur në duar pankarta ku shkruhet “Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lër të punojmë”, raporton Zeri.info.
Kujtojmë se kreu i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se janë angazhuar disa kompani alternative për t’i marrë mbeturinat në kryeqytet.
Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave, “Pastrimi”, kanë nis një protestë para Komunës së Prishtinës, edhe pse ka filluar takimi mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe përfaqësuesit e sindikatës.
Ata kërkojnë që të takohen me kryetarin Rama.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” më 14 maj ka ndërprerë sot grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Si pasojë e kësaj në kryeqytet kontejnerët janë të stërmbushur derisa qese e gjëra të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre.
Kjo kompani ka njoftuar se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej dy milionë e shtatëqind mijë euro, kjo kompani është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.