Lajme
“Pagëzimi u kthye në tragjedi”, dhjetëra të vdekur nga bombardimi i kishës në Kongo
Demokracia
18:44 | 15 Janar 2023

Share:

Ceremonia e një pagëzimi në një kishë në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), është kthyer në tragjedi.

“The Mirror” raporton se një bombë ka shpërthyer brenda kishës duke i marrë jetën disa personave dhe duke lënë disa të tjerë të plagosur.

Nga pamjet nga vendi i ngjarjes tregohet se si të vdekurit dhe të plagosurit tërhiqen pas shpërthimit.

Një video tjetër tragjike, e cila është gjithashtu tepër e rëndë për t’u publikuar, shkruan “The Mirror”, tregon trupa të shumtë të vdekur të shtrirë në dysheme midis stolave të kishës. Raportet fillestare në mediat sociale thonë se shpërthimi ndodhi gjatë një ceremonie pagëzimi. Njerëzit që i mbijetuan shpërthimit, janë përpjekur të tërheqin zvarrë të plagosurit për t’i shpëtuar.

Ushtria kongoleze konfirmoi se një pajisje shpërthyese e improvizuar kishte shpërthyer në kishën në qytetin e Kasindit, i cili ndodhet në kufirin verilindor me Ugandën.

Gazeta lokale Les Volcans News raportoi se një i dyshuar doli nga pemët, shpërtheu IED-in e tij dhe më pas u kthye përsëri në pyll.

Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë grup terrorist.

Të ngjashme