Lajme
Pagesa prej 100 eurove| Murati tregon se kur do të hapet formulari për sektorin privat dhe studentët
Demokracia
22:00 | 13 Prill 2022

Share:

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se është çështje ditësh deri kur të hapet formulari për aplikimin e pagesës prej 100 eurove, të cilën e ka shpërndarë Qeveria.

Murati ka thënë se pensionistët do ta marrin pagesën në fund të kësaj jave, ndërsa familjet me asistencë sociale dhe punëtorët e sektorit publik në fund të muajit, raporton Demokracia.com.

“Te pensionistët, familjet me social, punëtorët që paguhen nga buxheti, pagesa do të bëhet në mënyrë automatike për ata. Shembull për pensionistët, do të bëhet në fund të kësaj jave, te familjet me asistencë sociale në pagesën e radhës në këtë muaj, në javën e fundit të muajit. Po ashtu edhe për sektorin publik, pagesa do të bëhet në pagën e radhës”, ka thënë ai.

Murati në RTK tutje ka shtuar se do të verifikohen të dhënat dhe secili punëtor që është i regjistruar mund ta shkruajë llogarinë bankare që t’i përfitojë mjetet, raporton Demokracia.com.

Ai po ashtu ka sqaruar se personat që janë student dhe të punësuar, nuk kanë mundësi të aplikojnë dy herë, derisa shtoi se është çështje ditësh deri kur do të bëhet hapja e formularit për aplikim.

“Për sektorin privat dhe për studentët ne nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare, meqenëse nuk i kemi ato informata, ideja është që të hapet një proces i aplikimit përmes formularit online, secili për dy minuta mund të hyjë dhe të shkruajë llogarinë bankare që të mund të përfitojë mjetet. Normalisht që ka procese të verifikimit, nuk është se çdo aplikim do të miratohet, apo se dikush përfiton më shumë se dy herë, ose ata që punojnë dhe janë student, përfitimi bëhet vetëm një herë. Ne këto verifikime do t’i bëjmë, po ashtu paralajmërimi se a është i regjistruar si punëtor, po ashtu disa punëtorë që mund të mos kenë qenë të lajmëruar në muajin shkurt, punëdhënsit e kanë mundësinë që për muajin mars, që t’i lajmërojnë, por me kusht që të vazhdojnë më pas. Këtu fiton direkt punëtori, pagesa bëhet direkt në llogarinë e punëtorit. Nuk do të jetë zëvendësim i pagës apo ndalim i saj. Derisa të hapet aplikacioni, është çështje ditësh”, ka thënë ai./Demokracia.com/

Të ngjashme