Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për pagesën e energjisë në veri ka thënë se edhe kësaj një ditë do t’i vijë fundi.
Kurti tha se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për këtë çështje dhe kjo nuk do të zgjasë pafundësisht, raporton Demokracia.com.
Ai u shpreh se pagesa e energjisë për veriun është e domosdoshme për momentin, pasi që, sipas tij, nuk duan t’i japin pretekst Serbisë për t’u zgjeruar.
“Ne e kemi trashëguar një gjendje të rëndë, ku nuk pas faturim për energjinë në veri. Nuk ka alternativë dhe çdo cent i dhënë për veriun do të regjistrohet si borxh. Ne nuk jemi duke u falur paratë. Jemi duke e shpëtuar situatën. Është aspekti humanitar. Nuk dëshirojmë një rajon të tërë ta shkëputim nga energjia, nuk dëshirojmë të krijojmë pretekst për Serbinë të zgjerohet në Kosovë për kinse humanitetin e tyre. Jemi pranë arritjes së asaj marrëveshje. Por është e qartë se nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Do të ketë një datë kur do t’i jepet fund. Ne nuk mund të vazhdojmë kësisoj edhe një dimër tjetër. Por jemi duke paguar shumë shtrenjtë për sovranitetin tonë në tërë territorin e Republikës”, u shpreh Kurti. /Demokracia.com/