Lajme
Pagat mesatare në Kosovë, cilat punë paguhen më shumë
Demokracia
18:04 | 14 Tetor 2024

Share:

570 euro ishin pagat mesatare bruto në Kosovë për vitin 2023, sipas raportit të publikuar së fundi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Por, cilat punë paguhen më mirë?

Në Kosovë, ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, paguhen më së shumti. Paga mesatare bruto për këtë profesion vjet ishte 1039 euro. Pastaj renditen ata që merren me informim dhe komunikim me pagë mesatare bruto 850 euro.

Më së paku paguhen ata që punojnë në sektorin e akomodimit dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim. Vitin e kaluar, paga mesatare bruto për këtë profesion ishte 312 euro.

“Paga mesatare neto në vitin 2023, sipas aktiviteteve ekonomike, ka të njëjtën renditje si më poshtë: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (870 Euro); Informim dhe komunikim (850 Euro); Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (312 Euro)”, thuhet në raport, shkruan  Reporteri.net.

Krahasuar me vitin 2022, pagat mesatare bruto janë rritur vjet për 49 euro. Paga mesatare bruto në sektorin privat vjet ishte 515 euro, e në sektorin publik 713 euro. Ajo neto ishte 506 Euro, krahasuar me vitin 2022 që ishte 446 Euro, pra një rritje prej 60 Eurosh.

Niveli më i lartë i pagave në vend është tek sektori i ndërmarrjeve publike, e me paga më të ulëta është sektori privat.

“Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2020 ishte 769 Euro, derisa në vitin 2023 ishte 789 Euro. Një rritje prej 20 Eurosh ose 2.6%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 680 Euro, sa ishte në vitin 2020, u rrit në 691 Euro në vitin 2023. Një rritje prej 11 Eurosh, ose 1.6%”, thuhet në raportin e ASK’së.

Të ngjashme