Lajme
“Pagat e mësimdhënësve”| Ky është statusi i Haxhi Avdylit që nuk është mirë ta lexojë Albin Kurti
Demokracia
19:32 | 13 Shtator 2022

Share:

Haxhi Avdyli, deputet i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga Guxo nuk i beson shumë diskursit të subjektit që ai përfaqëson se në 20 vjetët e kaluar nuk është bërë asgjë në Kosovës.

Ai po e pranon se Kosova qëndron mirë ose edhe më mirë se shumë shtete të Bashkimit Evropian sa i përket pagesës së mësimdhënësve, paga këto të rritura disa herë nga qeverisjet e kaluara, shkruan Demokracia.com.

Avdyli nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se Kosova qëndron më mirë ose njëjtë me disa nga shtetet që ka shumë vite që janë pjesë e BE-së.

“Kosova qëndron më mirë ose njëjtë me disa nga shtetet që ka shumë vite që janë pjesë e Bashkimit Europian. Arsimtarët bullgarë e kanë pagën vjetore e 6121€ (510 € në muaj) kurse ata rumunë 7274€ (606€ në muaj). Kosova edhe pse me buxhetin më të vogël në regjion e me GDP më të ulët, qëndrojmë në nivelin e vendeve të BE-së nga regjioni i Ballkanit”, ka shkruar Avdyli.

Të ngjashme