Sport
Paga që e kërkon Alaba shumë e lartë për Chelsea-n
Demokracia
13:48 | 09 Shkurt 2021

Share:

Real Madrid është ende në garë për të nënshkruar me yllin e Bayern Munich.

Skuadra londineze Chelsea mund të humbasë shpresat për të nënshkruar me David Alaba këtë verë, nëse ai pranon që të marrë një pagë më të ulët nga ajo të cilën është duke e kërkuar, raporton “The Telegraph”.

Lojtari i Kombëtares së Austrisë po kërkon që të përfitoj 20 milionë euro në vit tek skuadra e tij e radhës, përcjell KosovaPress.

Alaba do të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni, pasi që kontrata e tij aktuale do të skadojë, dhe interesim për shërbimet e tij kanë shprehur Real Madridi, Liverpooli, Chelsea e Paris Saint-Germain.

Të ngjashme