Lajme
Paga minimale mund të rris informalitetin
Demokracia
20:37 | 17 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që asnjë punëtorë në vend të mos paguhet nën 250 euro në muaj.

Kjo rritje, përveç që është e mirëseardhur për ata që paguheshin në pragun më të ulët të lejuar, mund të ketë edhe mangësitë e veta për një pjesë të punëtorëve.

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu sqaron se kush mund të dëmtohet me këtë vendim.

“Është diçka që do ta rritë në rend të parë informalitetin, në rend të dytë do të zvogëlojë mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës”, deklaron Gërxhaliu.

Jusuf Azemi, nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat thotë se vendimi është marrë pa u konsultuar partnerët që obligohet me ligj.

Kësisoj ky thotë se nuk u intereson, por e pranon se në Kosovë kushtet e punës janë jo të mira.

Aktualisht paga minimale në vend është 130 për të punësuarit nën moshën 35-vjeçare, ndërsa për ata mbi këtë moshë është 170 euro.

Të ngjashme