Sport
“Pafshim vëllezër të vegjël” – Lojtarët e Brazilit tallen keq me Argjentinë pas eliminimit nga “Tokio 2020”
Demokracia
11:31 | 29 Korrik 2021

Share:

Argjentina është eliminuar në grupe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kombëtarja latine barazoi 101 me Spanjën dhe kësisoj nuk arritën kalimin tutje, shkruan Demokracia.com.

Kundërshtarët e përbetuar të tyre, Brazili, gjegjësisht disa futbollistë të saj janë tallur keq në rrjetet sociale me eliminimin e hershëm të argjentinasve.

Douglas Luiz ka publikuar një fotografi me disa bashkëlojtarë, përfshirë edhe sulmuesin e Evertonit, Richarlison.

Në fotografinë e publikuar shkruhet: “Pafshim vëllezër të vegjël” duke ironizuar kështu me argjentinasit.

Ndryshe, Argjentina javë më parë e fitoi Kupën e Amerikës duke triumfuar në finale pikërisht ndaj Brazilit. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024