Sport
“Padrejtësi dhe tradhti, zoti i shkatërroftë ata që ta vodhën ëndrrën”, babai i Ardian Ismajlit me akuza pasi mbrojtësi nuk luajti asnjë minutë
Demokracia
09:17 | 25 Qershor 2024

Share:

Babai i Ardian Ismajlit, Ilmi Ismajli ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të hedhur akuza të renda dhe për të goditur të gjithë ata që ndikuan që mbrojtësi nga Kosova të mos e luajë asnjë minutë në Euro 2024 me Kombëtaren e Shqipërisë.

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli aventurën në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë.

Kuqezinjtë në tri ndeshjet e grupeve humben nga Italia me rezultat 2-1, barazuan 2-2 me Kroacinë dhe në fund u mposhten 1-0 nga Spanja.

Trajneri Sylvinho i dha minuta shumicës së futbollistëve, por mungesa e njërit nga lojtarët kryesorë të secilën nga tri ndeshjet, ishte befasi e madhe.

Bëhet fjalë për titullarin e padiskutueshëm të eliminatoreve, Ardian Ismajli, i cili nuk luajti as edhe një minutë në Euro 2024.

Mos debutimi në Kampionatin Evropian ka bërë që babai i lojtarit, Ilmi Ismajli të reagojë ashpër dhe me akuza të rënda ndaj gjithë atyre “që i bën padrejtësi dhe tradhti”.

Reagimi i ashpër i Ilmiut erdhi në profilin e tij në Facebook, ku i kërkoi djalit të tij të bëhet i fortë, ndërsa tha se “Zoti do t’i shkatërroj të gjithë ata që ia shuan ëndrrën”.

Ardian Ismajli me babanë e tij

Postimi pa ndërhyrje i Ilmi Ismajlit

Ardian,

Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…

 Te pabeset, tradhetaret, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriqoj, por mjeranat nuk e kuptuan se diellin mund ta ndal vetem Krijuesi i tije!

Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume

Të ngjashme