Lajme
Pacolli: Zoti i dhashtë forcë familjes Veseli të përballojë dhimbjen
Demokracia
18:54 | 07 Janar 2022

Share:

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se me dhimbje të madhe e ka marrë lajmin për vdekjen e nënës së ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Pacolli nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se mungesa e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, konfirmoi edhe një herë të vërtetën e njohur se çmimi i lirës është aq i lartë, sa ai duhet të paguhet shumë shtrenjtë edhe shumë vite pasi ajo të arrihet.

Të ngjashme