Lajme
Pacolli uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj
Demokracia
19:23 | 04 Qershor 2022

Share:

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është politikani i parë në Kosovë që e ka uruar Bajram Begajn, i cili sot është zgjedhur president i Shqipërisë.

Pacolli, në Facebook ka shkruar se Begaj është emër i respektuar në Shqipëri dhe se ka bagazh dinjitoz ushtarak.

“Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, me 78 vota pro, i dërgoj urimet e mia më të sinqerta Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri, z. Bajram Begaj. Një emër i respektuar në Shqipëri me një bagazh dinjitoz ushtarak. Me shpresë dhe besim që do të punon mbarë e mirë në interes të vendit dhe qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme