Lajme
Pacolli tregon “rregullën e pashkruar” në politikë: Nëse nuk vendos rregull, liro vendin për ata që sjellin zgjidhje
Demokracia
16:14 | 07 Maj 2025

Share:

Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka ndarë një foto në profilin e tij në Facebook, ku ndër tjerash ka shkruar edhe se ‘‘kur dikush nuk arrin të vendosë rregull në një tryezë diskutimi, duhet lënë vendin për ata që dinë të sjellin rend dhe zgjidhje’’.

Pacolli ka thënë se kjo ‘‘rregull’’ e pashkruar, i është dëshmuar në jetë e politikë.

Këto komente Pacolli i ka bërë gjatë kohës që vendi është në një ngërç për konstituimin e Kuvendit.

Postimi:

Kur s’mund të vendosesh, liro vendin për ata që dinë të sjellin rend dhe zgjidhje.

Çdo ditë, në lëvizje, duke punuar me përkushtim dhe përgjegjësi.

Ka një rregull të pashkruar që më është dëshmuar në jetë e politikë: Kur dikush nuk arrin të vendosë rregull në një tryezë diskutimi, duhet lënë vendin për ata që dinë të sjellin rend dhe zgjidhje.

Kjo më ka udhëhequr në çdo hap – edhe atëherë kur të tjerët bënin zhurmë, unë punoja në heshtje për ta gjetur rrugën drejt zgjidhjes.

Koha po i tregon të gjitha.

Një përqafim i sinqertë për të gjithë miqtë që e vlerësojnë punën, qetësinë dhe rezultatin.

Të ngjashme