Lajme
Pacolli thotë se Rama në koordinim me Grenell patën rol në lirimin e policëve
Demokracia
18:35 | 26 Qershor 2023

Share:

Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish I dërguari i ShBA-së për Ballkanin, Richard Grenell kanë qenë çelësi i lirimit të tre policëve të kidnapuar.

“Një e vërtetë e pathënë në lirimin e policëve është roli i Ramës në koordinim të plotë me Grenell, njeri i afërt me Presidentin Trump. Kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

“Kjo meriton falënderim të madh për secilin që ka kontribuuar për këtë rast”.

Të ngjashme