Lajme
Pacolli thirrje për ndaljen e dhunës ndaj grave: Edhe vetë jam divorcuar, por pa asnjë ndjenjë urrejtje
Demokracia
23:01 | 11 Janar 2022

Share:

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje për zero tolerancë për dhunën ndaj grave.

Ai madje ka ndarë edhe një pjesë të përvojës personale të tij të divorcit me mesazhin që s’duhet mbajtur inat apo urrejtje.

“Burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë. Unë vetë jam divorcuar në lidhjen time të mëparshme, ndoshta me pikëllim për humbjen e një personi me të cilin kisha ndarë një pjesë të jetës sime, pa asnjë ndjenjë turpi, inati apo zilie dhe asnjë ndjenjë urrejtjeje, inati apo hakmarrjeje për të. Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën dhe asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë nënën e tij. Zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Pacolli.

Reagimi i tij vjen pas vrasjes së një gruaje në Llaushë të Skenderajt që dyshohet se ishte burri i saj që ia mori jetën.

Të ngjashme