Lajme
Pacolli: Sot më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s
Demokracia
20:54 | 15 Maj 2022

Share:

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka quajtur vendim historik kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake.

“Kërkesa e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë vendime historike dhe lidership i dëshmuar që, pavarësisht parimeve të tyre, dëgjojnë vullnetin e popullit për kufij më të sigurt. Sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme