Lajme
Pacolli reagon pas shpërndarjes së lajmit të rremë, ku thuhej se do të sigurojë vaksina për ata që votojnë për të
Demokracia
14:13 | 26 Janar 2021

Share:

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërndarjes së lajmit nga një portal sipas së cilit, ai do të sigurojë vaksina vetëm për ata që votojnë për të.

Pacolli ka thënë se tendencat e tilla janë shqetësuese dhe bëhen me qëllimin për të dëmtuar figurën e tij dhe AKR-në,

“Sa u përket tendencave të tilla të liga me të vërtetë janë shqetësuese, kur dihet se nuk janë thjesht papërgjegjësi sporadike, por të mirëorganizuara dhe me qëllimin për ta dëmtuar figurën time e AKR-në.”, ka shkruar ai.

Pacolli ka shtuar se në Qeverinë e ardhshme, ku AKR synon të jetë e ka obligim të sigurojë vaksina për të gjithë qytetarët e Kosovës, por pa kurrfarë dallimi se ku e hedhin votën ata./Dermokracia.com

https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10164512163880153

 

 

Të ngjashme