Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka premtuar shpërblim për futbollistët e Kosovës në rast të fitores ndaj Spanjës.
Kosova përballet sonte me Spanjën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja në fjalë do të luhet në “La Cartuja” të Sevillës me fillim nga ora 20:45.
Ndërkaq, Pacolli ka premtuar shpërblim për “Dardanët” në rast të fitores ndaj Spanjës.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=286267586195473&set=a.252818096207089
Postimi i plotë i Pacollit në “Facebook”:
“Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova“. /Demokracia.com