Lajme
Pacolli përsëri ia mësynë Presidencës, shpall kandidaturën e tij për president
Demokracia
20:44 | 02 Shkurt 2021

Share:

Behgjet Pacolli do të jetë kandidati i radhës për president të Kosovës.

Pas Ramush Haradinajt dhe Vjosa Osmanit, edhe Behgjet Pacolli do të jetë kandidat për postin e presidentit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Demokracia.com.

Sipas Murselit, Pacolli do t’i ofrojë Kosovës veten dhe gjithë kapacitetin e tij dhe siç u shpreh ai, në këtë kohë Kosovës i duhet një president si Pacolli.

Theksojmë se Pacolli edhe në shkurt të vitit 2011 ishte zgjedhur president i Kosovës, por në mars të po atij viti ishte shkarkuar nga kjo pozitë pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur si jokushtetuese zgjedhjen e tij nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton Demokracia.com.

Postimi i plotë i Murselit, pa ndërhyrje:

Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do të ofron veten dhe gjithë kapacitetin e tij për Kosovën. Kosovës në këtë kohë do ti duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të ndërkombëtar. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja finale në çështjen e Presidentit. /Demokracia.com/

Të ngjashme