Lajme
Pacolli për letrën e Biden: Serbia duhet të marrë guximin të merret me të kaluarën e saj dhe të njohë Kosovën e të shkojë drejt BE-së
Demokracia
22:03 | 07 Shkurt 2021

Share:

Edhe i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas letrës që presidenti Joe Biden i dërgoi homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden sot i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në nder të Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ku ndër të tjerash i kërkoi që të angazhohet dhe të bëjë hapa drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e që nënkupton njohjen e ndërsjell me Kosovën, shkruan Demokracia.com.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Sipas Pacollit, letra e Bidenit është një sinjal i rëndësishëm për dyja vendet në procesin e pajtimit.

Pacolli po ashtu tha se Serbia duhet të marrë guximin të merret me të kaluarën e saj dhe të njohë Kosovën.

“Sinjal i rëndësishëm nga presidenti Joe Biden, i cili i ka kërkuar Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën përmes njohjes reciproke. Ky është një mesazh i rëndësishëm për dy vendet dhe procesin e pajtimit. Serbia duhet të marrë guximin të merret me të kaluarën e saj dhe të njohë Kosovën e të shkojë drejt BE-së”, thuhet në postimin e Pacollit. /Demokracia.com/

Të ngjashme