Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën e Çlirimit duke shpresuar që përvjetorin tjetër ta festojmë së bashku edhe me ish-luftëtarët e UÇK-së që sot padrejtësisht gjenden në Hagë.
Ai thotë se në këtë ditë të madhe për vendin kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend.
Postimi i plotë i Pacollit, pa ndërhyrje:
URIME KOSOVE!!
Seicili pervjetor i çlirimit të Kosovës na kujton sakrificën e madhe të popullit tonë për liri.
Në këtë ditë të madhe për vendin, kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend dhe njëkohësisht duke shprehur falenderimin e thellë për botën demokratike me në krye SHBA-në që ndalën shfarosjen e një populli të tërë. Duke u uruar qytetarët e Kosovës për këtë ditë historike, lus zotin që përvjetorin tjetër ta festojmë së bashku edhe me ish luftëtarët e UÇK-së që sot padrejtësisht gjenden në Hagë.
Gëzuar!