Lajme
Pacolli pasi u kërkua dorëheqja e Duda Baljes: Propozim i pavend dhe i nxituar
Demokracia
22:05 | 23 Shkurt 2022

Share:

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare.

Lidhur me këtë, Pacolli tha se propozimi i Demollit për shkarkimin e Balje ishte i pavend dhe i nxituar.

Ai tha se Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.

“Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme