Kosova do ta nis sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B, shkruan Demokracia.com.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka uruar sukses Kosovës në përballjen e sotme.
Në rrjetin social “Facebook”, Pacolli ka shkruar mes tjerash se këtë deshje nuk mundet pa e menduar edhe artistin Rasim Thaqi – Cimën, i cili vdiq ditë më parë nga COVID-19.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Kur Kosova sonte nis kualifikimet për Botërorin 2022, përballlë Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk mundem pa menduar edhe për artistin tonë të dashur, Cimën, i cili do të ishte shumë i lumtur sonte. Ekipit i urojmë fat dhe fitore!”.
Ndryshe, ndeshja e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri” nis nga ora 20:45. /Demokracia.com