Lajme
Pacolli komenton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael
Demokracia
21:46 | 01 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, duke thënë se kjo vjen si rezultat i takimit të Uashingtonit më 4 shtator.

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është deklaruar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, duke thënë se kjo vjen si rezultat i takimit të Uashingtonit më 4 shtator.

Ai Kanal 10, tha se vendosja e sotme e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin paraqet një arritje kualitative të diplomacisë së Kosovës.

“Rëndësia e njohjes vjen nga një punë e diplomacisë kosovare që nga fillimi i shtet-ndërtimit të Kosovës dhe nga një moment unik kur në sallën ovale Kosova ishte temë kryesore e Shtëpisë së Bardhë. Sado që tenton dikush ta nënvlerësojë takimin, ai ishte ndër takimet më të rëndësishme të Kosovës dhe për mua mbetet një takim që do ta ketë rëndësinë e vet historike”, ka thënë Pacolli.

Të ngjashme