Lajme
Pacolli kërkon sa më shpejt të formohet Qeveria
Demokracia
10:24 | 15 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje pas numërimit të rreth 99 për qind të fletëvotimeve të cilat e shpallin këtë subjekt fitues.

Sipas Pacollit, është e rëndësishme të pranohet rezultati dhe të përgëzohet kundërshtari, shkruan Demokracia.com.

“Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Njoftimi i Behgjet Pacollit pa ndërhyrje:

Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re./Demokracia.com.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/260071362148429

Të ngjashme