Shefi i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shpallë non grata Rasmus Paludan, personin që dogji Kuranin përpara ambasadës turke në Stokholm të Suedisë.
Pacolli një kërkesë e ka parashtruar në ‘Facebook’, teksa ka thënë se veprimi i tij është sulm ndaj myslimanëve anembanë botës, shkruan Demokracia.com.
“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë”, ka deklaruar ai.
“Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”, përfundon Pacolli. /Demokracia.com/