Sport
Pacolli: I lumtur që Serbia do të hetohet nga FIFA, siç po shihet Graniti nuk është rrugaç
Demokracia
15:04 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pasi FIFA ka hapur procedurat disiplinore ndaj Serbisë për ndeshjen ndaj Zvicrës në Kupën e Botës.

Pacolli nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook është shprehur i lumtur që Serbia po hetohet nga FIFA, shkruan Demokracia.com.

“I lumtur që Serbia do të hetohet nga FIFA për diskriminim, ndër të tjera. Për këtë bëra thirrje edhe në Tëitter dy javë më parë. Graniti është dhe mbetet krenaria jonë! Urime”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli në komentin e bërë në po të njëjtin postim, ironizoi me analisten Zana Avdiu e cila kritikoi një veprim të Xhakës duke e quajtur “akt prej një rrugaçi”.

“Siç po shifet Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve. Ai ka bërë dhe po bën maksimumin që dikush jep për kombin e vetë në rend të parë dhe për shtetin që atij i besoj dhe e përvetësoj me krenari si qytetar të saj. Rrofsh sa malët Granit Xhaka, ti je dhe mbetesh nderi i kombit”, komentoi Pacolli.

Ditë më parë, kur raportohej se Xhaka mund të dënohej nga FIFA për festën e tij pas ndeshjes me fanellën me emrin Jashari, Pacolli doli publikisht duke bërë të ditur se gjobën e mundshme të Xhakës do ta paguante ai.

Granit Xhaka festoi me fanellën e Ardon Jasharit, përfaqësuesit tjetër shqiptar të Zvicrës./Demokracia.com/

Të ngjashme