Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia e tij do të qëndrojë në opozitë.
Gjatë ditës së sotme, Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, u shpreh se AKR-ja parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit, kështu duke vënë në pikëpyetje bashkëpunimin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Demokracia.com.
Mirëpo, ka qenë vetë Pacolli i cili ka reaguar pas kësaj.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me askëndë dhe do të qëndrojnë në opozitë që nga fillimi.
Theksojmë se në këto zgjedhje AKR-ja ishte pjesë e listës së LDK-së.
Reagimi i plotë i Pacollit, pa ndërhyrje:
Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta.
AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te çertifikohen dhe të krijohën institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi).
AKR do të qendron ne opozitē qe nga fillimi!. /Demokracia.com/
Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta….
Posted by Behgjet Pacolli on E hënë, 15 Shkurt 2021