Lajme
Pacienti ikën nga Klinika e Psikiatrisë
Demokracia
08:58 | 25 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Një pacient është larguar nga Klinika e Psikiatrisë dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se motra ka raportuar se vëllai i saj është larguar nga Klinika e Psikiatrisë, përcjell Demokracia.com.

“PERSON I ZHDUKUR-Prishtinë, 22.04.2022 – 18:00. Me datën 24.04.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i shtrirë në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë është larguar nga klinika dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Në njoftimin e policisë thuhet se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet./Demokraica.com/

Të ngjashme