Opinionisti Rrahman Paçarizi, tha se viti 2023 po e gjen Kosovën pa shtrirje të sovranitetit në veri të vendit.
“Është fatkeqësi që viti ka nisur me të ashtuquajturin sovranitet dhe po përfundon me të ashtuquajturin sovranitet, domethënë nisë me mos lejimin ne mbajtjes së referendumit të Serbisë që është proklamuar si kthim i sovranitetit të Kosovës në veri, i fuqisë së shtetit, dhe po përfundon me mungesë të plotë sovranitetit të pjesës së Kosovës në pjesën veriore” tha Paçarizi në emisionin Rubikon të Klan Kosovës.
Kjo sipas Paçarizit ka ardhur si shkak i qasjes së gabuar të Qeverisë së Kosovës në raport me ndërkombëtarët.
“Kosova ka pasur qasje fëmijërore me SHBA-të, qasje fëmijërore sepse ka pasur njëfarë krekosje, ka pasur një lloj lufte gjelash, na nuk kemi nevojë për Amerikën, i kryejmë punët vetë dhe pastaj hajde le të na ndihmoj Amerika se s’po mundemi me i heqë dy kamiona me zallë atje. Kjo është gjendja në Kosovës dhe sot e kemi edhe një barrikadë që është vendosur në qytet, në lagjen e boshnjakëve, domethënë sovraniteti i Kosovës është duke u afruar edhe më afër urës së Ibrit” tha Paçarizi.