Lajme
Paçarizi për veriun: I poshtëruam institucionet tona, duke dashur t’i ruajmë disa Mic Sokola
Demokracia
22:58 | 11 Mars 2024

Share:

Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për situatën në veri të vendit.

Ai duke folur për kryetarët e komunave atje, tha se janë poshtëruar institucionet e Kosovës, duke dashur, siç u shpreh ai, të ruhen “disa Mic Sokola”, njofton Klankosova.tv.

“Ne i kemi poshtëru institucionet e pavarura të Kosovës, duke dashur t’i ruajmë disa Mic Sokola, disa njerëz që i kemi mshelë nëpër kulla të veriut atje, pa asnjë funksion. Unë mendoj që i kanë hyrë një aventure dhe në fund, çka kemi bërë, i kemi poshtëru institucionet”, është shprehur Paçarizi.

Të ngjashme