Lajme
Paçarizi: Me mosekzekutimin të pagave ndaj grevistëve mund të ketë trazira
Demokracia
23:53 | 01 Shtator 2022

Share:

Analisti politik Rrahman Paçarizi ka thënë se mund të ketë trazira sociale si rezultat i vendimit për mosekzekutim të pagave ndaj grevistëve.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai ka shtuar se si pasojë e pezullimit nga paga, personat që janë në kredi mund të ngarkohen me dënime shtesë për shkak të mospagesës së kostove.

“Nuk ka të drejtë ministri apo dikush tjetër të ndërmarrë veprim të tillë sepse është arbitrar. Mund të iu ndalen pagesat, por përmes komisioneve disiplinore”.

“Qeveria duhet të ulet dhe të bisedojë me sindikatat sepse kjo është rrugë pa krye”.

“Ata që kanë kredi në bankë i ngarkon me dënime shtesë që nuk i kanë paguar kostot e kredisë dhe kështu mund të arrihet deri tek trazirat sociale”.

Të ngjashme