Sport
Paçarada flet për gazetën e madhe gjermane, tregon nëse do të kthehet apo jo te Kosova
Demokracia
14:48 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Njëri nga futbollistët që po kalon formë jashtëzakonisht të mirë, Leart Paçarada në një intervistë për gazetën e madhe gjermane “Bild”, ka dhënë detaje eth të ardhmes së tij.

Paqarada që u largua nga Kombëtarja e Kosovës pas pakënaqësisë me trajnerin Bernard Challandes ka treguar nëse do të kthehet apo jo të ekipi i Dardanëve.

“Nën drejtimin e trajnerit të vjetër, kishim ardhur në përfundim që nuk kishte më sens të isha pjesë e ekipit në atë mënyrë. Trajneri nuk është më. Dhe, tash do të shikojmë përpara”, deklaroi Paçarada për mediumin gjerman “Bild”.

Ai zbulon se e ka vuajtur shumë mungesën në ekipin kombëtar të Kosovës.

“Të luash për vendin tënd është diçka mjaft speciale. Kam qenë gjithmonë atje në vitet e fundit, i ulur para televizorit me një dhimbje në zemër”, shtoi Paçarada, i cili ishte jashtë ekipit kohëve të fundit.

Paçarada nuk u ftua për ndeshjet e nëntorit, por shpreson që nga viti tjetër t’i vijë ftesa nga Kosova. /Demokracia.com

Të ngjashme