Lajme
Pa transparencë| Kosova e Serbia mbajtën takim edhe sot në Bruksel, ja çfarë u bisedua
Demokracia
21:20 | 11 Mars 2022

Share:

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se sot është mbajtur takimi i gjashtë me radhë mes delegacioneve të dy vendeve lidhur me çështjen e targave të veturave.

Lajçak përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se po punohet që të gjendet një bazë e përbashkët, përcjell Demokracia.com.

“Ndërkohë, delegacionet e ekspertëve nga Kosova e Serbia janë takuar sot në Bruksel, për herë të gjashtë lidhur me çështjen e tabelave. Ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike. Tani është koha për t’u angazhuar në gjetjen e bazës së përbashkët”, ka thënë ai, përcjell Demokracia.com.

Në shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me çështjen e tabelave, pas tensioneve të shkaktuara në veri.

Nga ajo kohë, dy vendet me një pikë të përbashkët të marrëveshjes vendosën t’i mbulojnë simbolet shtetërore në targa deri në një zgjidhje përfundimtare./Demokracia.com/

Të ngjashme