Lajme
Pa shenja jete gjendet një person në Ferizaj
Demokracia
10:00 | 08 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Malit të Zi, është gjetur pa shenja jete një person në Ferizaj, raporton Demokracia.com.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti është raportuar të enjten, në orën 16:37.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, shtetas i Malit të Zi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk ka shenja jete”, thuhet në raport.

Kurse, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./Demokracia.com/

Të ngjashme