Lajme
Pa ryshfet n’fillim e pa haraç n’fitim: VV propagandon me video storie, një javë pas “Aferës së Ryshfetit”
Demokracia
14:46 | 07 Qershor 2022

Share:

Partia në pushtet, Vetëvendosje, ka publikuar një video ku e nis me fjalët ‘profetike’ të Kurtit ‘pa ryshfet n’fillim e pa haraç n’fitim’ si një prej sloganeve elektorale të kësaj partie

Aty, një zë rinor lexon një kronikë gati televizive, ku ka përmbledhur takimet e kryeministrit Kurti në ShBA dhe vende të tjera, si dhe praninë e 50 investitorëve të mundshëm gjermanë para pak ditësh në vendin tonë.

“Pa ryshfet n’fillim e pa haraç n’fitim” është sllogani i zgjedhjeve që u jetësua me qeverisjen e re të VETËVENDOSJE!-s’, thuhet përballë videos së publikuar nga Vetëvendosje.

Kjo mund të tingëllojë paksa ironike, sidomos pas audio-përgjimit të publikuar fillimisht nga Nacionale, e ku kërkohet ryshfet nga një person që dyshohet se implikon figura të afërta me ministrin Liburn Aliu.

Të ngjashme