Lajme
“Pa paragjykuar pikëpamjet për çështjet e statusit” | Gënjeshtra e madhe e Kurtit, preambula e Marrëveshjes së Brukselit e përjashton çfarëdo njohje të Kosovës nga Serbia
Demokracia
10:03 | 06 Nëntor 2023

Share:

“Palët Kontraktuese – Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.

Kështu thuhet në paragarafin e katërt të Preambulës së Marrëveshjes Bazë, të arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023 ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Demokracia.com.

Përmes kësaj marrëveshje, që njihet në publik edhe si plani franko-gjerman dhe më vonë edhe si plani evropian, kryeministri Kurti, si përfaqësues i Kosovës ka pranuar që t’ia lehtësojë Serbisë dakordimin për marrëveshjen e 27 shkurtit, duke ia njohur asaj diskursin se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

Në fakt, për Kurtin përmbajtja e Preambulës së Marrëveshjes Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023], ka qenë deri më tani arma më e fortë që ai ka përdorur për të arsyetuar arritjen e kësaj marrëveshjeje me Serbinë, e cila përmban edhe themelimin e Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (Neni 10) dhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë, si dhe zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe (Neni 7).

Në përgjithësi, marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel përmban 5 pagrafë të Preambulës dhe 11 nene.

ZYRTARE| Këto janë 11 pikat e planit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kurti edhe disa muaj pas kësaj marrëveshje, vazhdon të këmbëngulë se e njëjta sjell njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia. Për këtë, ai i referohet edhe Preambulës së Marrëveshjes Bazë të 27 shkurtit 2023.

“Marrëveshja bazike dhe aneksi i saj në 6 rreshtat e preambulës dhe pesë nenet e para e ka njohjen de facto të Kosovës nga Serbia”, deklaroi së fundmi Kurti në Kuvendin e Kosovës më 3 nëntor 2023. /Demokracia.com /

Të ngjashme