Lajme
“Pa paragjykuar pikëpamjet e palëve për statusin” | Qeveria Kurti i reagon ambasadorit Hill për diçka që e kanë pranuar në Marrëveshjen e Brukselit
Demokracia
14:04 | 13 Qershor 2024

Share:

Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, pasi evropianët po kërkojnë vetëm normalizim, ka deklaruar Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, të martën.

Nga Qeveria është thënë se në dialog Kosova synon normalizim dhe njohje të ndërsjellë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka theksuar se Kosova po përpiqet në këto dy drejtime me takimet në Bruksel.

“Ne si Republikë e Kosovës përmes përfaqësuesit tonë në dialog jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel të arrijmë në marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë, por kjo është vetëm në raport me Serbinë. Sa i përket çështjeve të tjera dhe forcimit të subjektivitetit të Kosovës ne vazhdojmë punën”, është përgjigjur Murati ndaj deklaratës së Hillit.

Bashkimi Evropian është deklaruar, po ashtu, pas deklaratës së ambasadorit duke theksuar se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën.

“Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë: Nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

 

Hill: Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës që të bëhet pjesë e BE-së

Të ngjashme