Lajme
Pa konkurs publik, Shefik Gërbovci ia ndreq punën vetës për drejtor të BKS-së
Demokracia
20:50 | 14 Qershor 2024

Share:

Byroja Kosovare e Sigurimit tashmë e ka drejtorin e ri ekzekutiv. Anise për përzgjedhjen e tij, nuk ka pasur asnjë konkurs të shpallur publik.

Shefik Gërbovci është emëruar si drejtor ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Ani ishte në këtë pozitë si ushtrues detyre dhe zgjedhja e drejtorit ekzekutiv është dashur që të bëhet përmes një konkursi publik.

Mirëpo siç merr vesh  Insajderi, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Gërbovci është emëruar në pozitën e drejtorit pa pasur fare konkurs publik, duke ia rregulluar vetës pozicionin për ta udhëhequr me kompetenca të plota BKS-në.

Për pozicione të tilla, ligji parasheh që domosdoshmërisht të ketë konkurs publik, ku secila palë e interesuar të mund të konkurojë.

Të ngjashme