Kreu i Tiranës dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, Erion Veliaj, ka njoftuar se Qyteti i Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i festivalit të famshëm të filmit që mbahet çdo vit në Prizren “Doku Fest”.
“Ndonëse jo ne Tirane, por me sh pjesëmarrje nga Tirana, për ne ka rëndësi qe jeta kulturore te gëlojë këtej, andej e gjithandej ku ka shqiptare!”, ka shkruar Kreu i Bashkisë së Tiranës.
Sh i lumtur qe kete vit @CityOfTirana do jete sponsor zyrtar i @DokuFest ne Prizren kuruar me ❤️ nga Vetoni, Erolli, Nita & miq!
Ndonese jo ne Tirane, por me sh pjesmarrje nga Tirana, per ne ka rendesi qe jeta kulturore te geloje ketej, andej e gjithandej ku ka shqiptare! ??❤️?? pic.twitter.com/KaXuHR4zEC
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) June 15, 2022
Një njoftim i tillë i Veliajt vjen pa kaluar 24 orë nga njoftimi i tij i fundit se festivali Sunny Hill do të organizohet në Tiranë, dhe se organizimi i paralajmëruar në Prishtinë është anuluar si rezultat i një problemi që lidhet me lokacionin e organizimit të festivalit.
LEXO EDHE:
“Sunny Hill” në Tiranë, bëhet i ditur lokacioni ku do të mbahet