Lajme
OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe
Demokracia
16:16 | 22 Maj 2025

Share:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar të rënët në burgun e Dubravës nga data 19 deri më 22 maj të vitit 1999.

Në një postim në Facebook, OVL UÇK bën të ditur se mbi 130 shqiptarë të pambrojtur u pushkatuan mizorisht nga regjimi serb, ndërsa mbi 200 të tjerë u lanë të përgjakur në mes të ferrit.

” U vranë në radhë, me duart e lidhura dhe sytë që nuk panë më dritë. Jo sepse kishin faj, por sepse ishin shqiptarë. Në të njëjtën ditë, në Vushtrri ndodhi një tjetër tmerr, masakra e 22 Majit”.

“Burra, gra, fëmijë e pleq u ndalën në rrugë dhe u shfarosën pa mëshirë. Trupat e tyre u zhdukën, u groposën në tokën e huaj, në varreza masive në Serbi, dhe vetëm pas shumë vitesh disa prej tyre u kthyen si eshtra, për të prehur në vendlindje”, thuhet në njoftim.

OVL UÇK shton se këto nuk janë thjesht ngjarje të së kaluarës. Por, janë plagët e një populli që ende nuk ka marrë drejtësi.

Të ngjashme