Lajme
OVL E UÇPMB-së-Kurtit: Po e mbështet korrupsionin në Luginë
Demokracia
17:56 | 04 Janar 2023

Share:

Organizata e veteranëve të luftës së UÇPMB-së kanë reaguar lidhur me ndarjen e fondit për luginën e Preshevës.

Në reagimin e tyre thuhet se Qeveria e Kosovës ka dështuar në hapin e parë për të dëshmuar seriozitetin dhe përgjegjësinë në raport me shqiptarët e Luginës.

“Ne kemi kërkuar vazhdimisht që qeveria e Kosovës të përfshihet në jetën politike e kulturore për t’u bërë gardian i vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore. Qeveria e Kosovës dështoi në hapin e parë për të dëshmuar seriozitetin dhe përgjegjësinë në raport me shqiptarët e Kosovës Lindore”, thuhet në reagimin e tyre.

Ky reagim vjen pasi dyshohet se në fondin e ndarë për Luginën 100 mijë euro kanë shkruar për njerëzit e afërt me Ardita Sinanin, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti.

Nga OVL e UÇPMB-së e kanë dënuar keqpërdorimin e këtij fondi në shërbim të vetëm një partie, asaj të Ardita Sinanit.

“Fuqishëm e dënojmë keqpërdorimin e këtij fondi në shërbim të një grupimi e individëve të lidhur ngushtë me Partinë për Veprim Demokratik. Rezervat e tona të shprehura për Këshillin Nacional se nuk është në shërbim të mbrojtjes së të drejtave politike të shqiptarëve, por një mundësi e rehatimit të militantëve dhe servilëve partiak”, thuhet tutje në reagim.

Në fund të reagimit i është bërë thirrje qeverisë të udhëhequr nga, Albin Kurti që të korrigjoj këtë gabim dhe të mos bëhet pjesë e skandaleve të PVD-së, sepse kështu qartazi po e mbështetë korrupsionin.

“Qeveria e Kurtit ka marrë besimin e popullit me fushatën për ta luftuar korrupsionin. Ajo me mbështetjen që po ia ofron klanit të PVD – në Kosovën Lindore po e mbështetë qartazi korrupsionin duke e korruptuar edhe veten e saj.

Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të korrigjoj këto skandale dhe turpe për t’u bërë më e përgjegjshme para taksapaguesit kosovar dhe para shqiptarëve tē Kosovës Lindore të cilët me të drejt presin mbështetje serioze nga Kosova për ruajtjen e identitetit kombëtarë dhe realizimin e vullnetit politik të shqiptarëve të këtyre trojeve me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën”, përfundon reagimi.

Reagimi i plotë:

Reagimi i OVL UCPMB’s

REAGIM

Ne kemi kërkuar vazhdimisht që qeveria e Kosovës të përfshihet në jetën politike e kulturore për t’u bërë gardian i vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore. Qeveria e Kosovës dështoi në hapin e parë për të dëshmuar seriozitetin dhe përgjegjësinë në raport me shqiptarët e Kosovës Lindore. OVL e UÇPMB – së i bashkangjitet reagimeve të shoqërisë civile lidhur me skandalin e ndarjes së mjeteve materiale nga Këshilli Nacional për organizatat jo qeveritare.
OVL e UÇPMB – së është organizatë e cila si për nga sasia, si për nga rëndësia mbulon aktivitetet me vlera më të dalluara, ato të luftës së UÇPMB – së. Reagimet e tona për familjarizëm, korrupsion e shpërdorim të parasë publike me kohë kanë denoncuar apetitet e ulëta të individëve e subjekteve që në rend të parë kanë intresin vetjak para atij kombëtarë.
Fuqishëm e dënojmë keqëpëdorimin e këtij fondi në shërbim të një grupimi e individëve të lidhur ngusht me Partinë për Veprim Demokratik. Rezervat e tona të shprehura për Këshillin Nacional se nuk është në shërbim të mbrojtjes së të drejtave politike të shqiptarëve, por një mundësi e rehatimit të militantëve dhe servilëve partiak.
Këshilli Nacional me këtë rast është shndrruar në patericë të partisë së PVD – së. Ky organ është i legjitimuar nga Beogradi. Nëse ka dështuar ky këshill ta legjitimoj politikēn kombëtare të shqiptarëve, nuk ka dështuar të legjitimoj hajninë dhe marifetllëqet për shpērdorimin e parasë publike. Ne kemi heshtur kur një anshēm është emëruar kryetarja e PVD – së dega në Preshevë, drejtuese e zyres për Luginën, por nuk mundemi të heshtim kur krerēt e kësaj partie e partizuan këtë fond për t’i rehatuar miqtë, militantët, hienat e shpirtëligët të afërt me strukturat e larta të PVD – sē. Deputeti popullorë autortetin e arritur në emër të kauzës kombëtare e kurorizoi me ndarjen e 36 mijë eurove për shërbimet e veta. Këtij zotëriu, nuk i mjafton zhvatja nga privilegjet e Serbisë si deputet. Pa fije turpi në emër të kombit dhe patriotizmit zhvatë edhe nga buxheti i Kosovës. Dashuria për atdhe e komb u kthye në dashurinë për paranë dhe pasuri të pandershme.
Turpi kësaj rradhe ka emër. Emri i tijë është Këshilli Nacional dhe PVD me hienat për rreth saj.
Ne si organizatë do të vazhdojmë të qëndrojmë të pamposhtur në idealet tona edhe nëse në rrugë na dalin shqipëfolësit me apetite të kuzhinës politike nga Beogradi.
Qeveria e Kurtit ka marrë besimin e popullit me fushatën për ta luftuar korrupcionin. Ajo me mbështetjen që po ia ofron klanit të PVD – në Kosovën Lindore po e mbështetë qartazi korrupsionin duke e korruptuar edhe veten e saj.
Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të korigjoj këto skandale dhe turpe për t’u bërë më e përgjegjshme para taksapaguesit kosovar dhe para shqiptarëve tē Kosovës Lindore të cilët me të drejt presin mbështetje serioze nga Kosova për ruajtjen e identitetit kombëtarë dhe realizimin e vullnetit politik të shqiptarëve të këtyre trojeve me të drejtë bashkangjitje me Kosovën.
04. 01.2023
Preshevë.
Kryetar i OVL UÇPMB.
Nazmi Hajredini

Të ngjashme