Lajme
OVL e UÇK-së i kërkon Kurtit rritjen e pensionit të veteranëve
Demokracia
22:58 | 22 Maj 2021

Share:

Pas premtimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që paga minimale do të jetë 250 euro, OVL e UÇK-së ka kërkuar që të rriten edhe pensionet e veteranëve të luftës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, kërkoi rritjen e pensioneve teksa ka kritikuar partitë politike se veteranët po i shfrytëzojnë për populizëm.

“Është interesant se VV atëherë e ka kundërshtuar ligjin nr.05/L-141 e i cili nuk është në fuqi dhe sot flet në emër të tij. E ka kundërshtuar edhe AAK që tani po heshtë dhe gjatë qeverisjes nuk ka filluar kategorizimin. E kanë miratuar PDK dhe LDK por duhet ta sqarojnë opinionin se ato ndryshime nuk janë në fuqi dhe vlen ligji bazik”.

“Prandaj, partitë politike t’i lënë populizmat e tyre dhe mos t’i bëjnë çdo herë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë i Klinakut:

Populizmi i partive politike të pozitës dhe opozitës ka bërë që të hutohet opinioni publik se me rritjen e pagës minimale në Kosovë, a rritet edhe pensioni i veteranit të luftës së UÇK-së, që me ligjin bazik, i cili është i vetmi në fuqi, është jo më i vogël se paga minimale.

Për shkak të interesimit të madh të medieve, më duhet të sqaroj shkurt:

Në ligjin për ndryshimin e ligjit bazik thuhet:

3.1. Deri ne kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik.
E ai kategorizim as që ka filluar qe 4 vite, për shkak se qeveritë nuk kanë dashur që ta bëjnë këtë.

Është interesant se VV atëherë e ka kundërshtuar ligjin nr.05/L-141 e i cili nuk është në fuqi dhe sot flet në emër të tij. E ka kundërshtuar edhe AAK që tani po heshtë dhe gjatë qeverisjes nuk ka filluar kategorizimin. E kanë miratuar PDK dhe LDK por duhet ta sqarojnë opinionin se ato ndryshime nuk janë në fuqi dhe vlen ligji bazik.

Prandaj, partitë politike t’i lënë populizmat e tyre dhe mos t’i bëjnë çdo herë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale.

Të ngjashme