Lajme
OVL e UÇK: Se Gjykata Speciale është e jashtëligjshme u dëshmua edhe nga avokatët e të akuzuarve
Demokracia
18:29 | 16 Mars 2021

Share:

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së tha se Gjykata Speciale është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese. Tutje, ai tha se kjo po dëshmohet edhe nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve, pasi ngritën mocione lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimit të  ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala nga Gjykata Speciale, raporton Demokracia.com.

Klinaku përmes një njoftimi në Facebook tha se kjo gjykatë është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese.

Ai po ashtu tha se këtë po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë, duke ngritur mocione lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj.

Reagimi i plotë i Klinakut

“Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj.

Nga një gjykatë e tillë, mund të jetë cak secili ushtar i UÇK-së”, tha Klinaku./Demokracia/

Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe…

Posted by Faton Klinaku on Tuesday, March 16, 2021

 

Të ngjashme