Lajme
Ostojiq: Popullizmi që sjell konflikte është më i rrezikshmi, në Serbi kemi pasur popullistë të ndryshëm
Demokracia
11:37 | 20 Qershor 2023

Share:

Në debatin publik “Between We the People and Populism” mbi fenomenin dhe rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike, ka marrë pjesë edhe Zoran Ostojiq, ish-deputet i Kuvendit të Serbisë.

Ai tha se popullizmi mund të shfaqet në forma të ndryshme, sic janë ato ekonomike e sociale, por më i rrezikshmi sipas tij është ai që sjell konflikte.

Ostojiq, tha se në Serbi ka pasur shumë popullistë, duke i veçuar ish-diktatorin Sllobodan Millosheviq dhe Vojislav Sheshelin.

“Nuk mendoj që popullizimi është pasojë e demokracisë, ndonëse fakti që lideri i koresë veriore apo Kinës, nuk kanë arsye të jenë popullist sepse nuk përballet çdo 4 vite me zgjedhje. Popullizmi paraqitet në forma të ndryshme, ekonomike, sociale, por më i rëndi është i i motivuar etnik. Qëllimi i popullizmit është të ndajë shoqërinë në klasa të ndryshme… Në 30 vitet e fundit kemi pasur popullistë të ndryshëm, në Serbi ka qenë se buka do të jetë tre dinarë, fliste kështu Shesheli”, tha ai.

“Ardhja e Millosheviqit, është parë si revolucion, ashtu është quajtur, ai popullizmi që sjell më shumë konflikte, ai është më i rrezikshmi. Po jetojmë në një kohë që dominon për shkak se sjell vota rrugës. Jo vetëm të ndaj shoqëritë tona ne dhe ata, patriot dhe tradhtar”, ka vijuar ai.

Ai tha se në Serbi, strukturat e shtetit të kohës së Millosheviqit, janë transformuar dhe kanë mbetur ende në pushtet.

“Në Serbi e kemi ka qenë shteti i regjimit të Millosheviqit, dhe atyre të struktura të sigurisë që kanë qenë në pushtet para tyre, janë transformuar dhe kanë mbetur në pushtet edhe gjatë viteve të luftës. Kam qenë optimist, më kanë penguar popullsitët e majtë dhe djathtë, kam qenë më afër liberalëve”, tha Ostojiq.

Të ngjashme