Lajme
Osmanit nuk i rrihet në Kosovë, udhëton për vizitë në El Salvadorin e largët
Demokracia
20:59 | 30 Maj 2024

Share:

Me ftesë të presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht për në këtë shtet.

Bëhet e ditur se presidentja Osmani do të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me Presidentin Bukele.

“Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Gjithashtu bëhet e duitur se presidentja po do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët.

Të ngjashme