Lajme
Osmanit i “kalon” inati me Ramën, shtrëngon duart me të në Tiranë, publikon edhe videon
Demokracia
10:21 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, rrallë i kemi parë në ndonjë paraqitje bashkë. Marrëdhëniet e ftohta mes tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë. Por, duket se sot Osmanit i ka “kaluar” inati me Ramën. Ajo ka shtrënguar duart me kryeministrin shqiptar në Tiranë. 

Madje pritjen që ia bëri Rama, Osmani e postoi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Kujtojmë se në Greqi, në Samitin e SEECP, ani se ishin të ftuar në një darkë dhe u ulën afër njëri-tjetrit, në fotot e publikuara nga vetë Rama e Osmani ishte vrenjtur se se nuk kanë pasur fare komunikim.

Madje presidentja Vjosa Osmani e kishte prerë fotografinë ku shihet Edi Rama.

Po ashtu, Osmani nuk e kishte thënë asnjë fjalë për fjalimin e Edi Ramës, në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ku kërkoi që të shfuqizohej raporti i Dick Martyt.

Fjalimi që trazoi tërë Asamblenë e Këshillit të Evropës, nuk i bëri përshtypje presidentes Osmani.

Shumë pjesëtarë të shoqërisë civile dhe pjesëtarë të partive opozitare e cilësuan fjalimin e Edi Ramës si njërin prej fjalimeve më të fuqishme që vuri në pah pavërtetësinë e raportit të Dick Martyt. /Demokracia.com/

Të ngjashme