Lajme
Osmanit i “djeg” thumbimi nga Tahiri, ka një përgjigje
Demokracia
22:42 | 09 Shkurt 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar mbi fotografinë që shpërndau sot presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në prapavijën e së cilës vërehej portreti i Ibrahim Rugovës.

Metsola u pa në rezidencën e PE-së bashkë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por ajo që ra në sy edhe më tepër ishte një fotografi në mure të PE-së e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Vjosa Osmani ka thënë se kjo fotografi “vlen më tepër se 1 mijë fjalë”, por shtoi se megjithatë, ajo çka kjo foto përcjell është koncepti i lirisë.

“Një foto sa njëmijë fjalë. Por një më e veçantë: Liri”, ka shkruar Osmani në Twitter, duke bashkangjitur hashtagun “Ibrahim Rugova” dhe “Mbështesim Ukrainën”.

Kjo duket edhe sikur një reagim ndaj zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, mik i vjetër i Osmanit i cili në “Politiko” e ka thumbuar Osmanin, e cila u shfaq javë më parë me uniformë të FSK-së, duke thënë se disa u veshën me tesha si Zelensky e ai zgjodhi të dal në foto me Rugovën.

“Disa në Kosovë u veshën m e tesha që duken si Zelensky, e Zelensky zgjodhi që të dal në foto me Rugovën. Disa në Kosovë në politikë kemi parë që veshën me xhupa të gjelbër që të duken si ai, por Zelensky zgjodhi të dal në foto me Rugovën.”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se asgjë nuk është e rastësishme në protokolle të tilla.

Të ngjashme