Lajme
Osmani: Zgjedhjet e 14 shkurtit do të përcaktojnë dy dekadat e ardhshme
Demokracia
15:39 | 14 Janar 2021

Share:

U.d e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka thënë se, këto zgjedhje janë referendum dhe se do të përcaktojnë jo vetëm katër vitet e ardhshme, por dy dekadat e ardhshme.

“Më me rëndësi se numrat është për çka po garojmë dhe çka përfaqësojmë, në këtë garë zgjedhore, e cila siç u tha nga Kryeministri, është më tepër sesa një garë zgjedhore, pra është referendum për të ardhmen e vendit tonë, pra përcaktohen jo vetëm katër vitet e ardhshme, por edhe besoj dy dekadat e ardhshme.”-tha Osmani.

Osmani tha se për dy dekada, Kosova është udhëhequr nga një mendësi politike e gabuar dhe se gara, në të cilën po e bën së bashku me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkon përtej emrave individualë.

“Për dy dekada vendi ynë është udhëhequr nga një mendësi politike e gabuar dhe për ta ndryshuar këtë, ne do të garojmë së bashku në listën, e cila do të flasë me zërin tuaj, do të frymojë siç frymoni ju, dhe e cila do të guxojë ashtu siç guxoni ju t’i dilni ballë çdo sfide.  Kjo që është arritur sot, shkon përtej emrave individualë apo bindjeve ideologjike, sepse kjo marrëveshje në fundament ka qëllimet e përbashkëta; atë të luftimit të kapjes së shtetit, padrejtësisë e pabarazisë dhe angazhimit për rimëkëmbje, mirëqenie dhe dinjitet.”- shtoi Osmani./Demokracia.com

Të ngjashme